Vlera e valutës së Iranit ka rënë në nivele rekorde kundrejt dollarit amerikan ditën e diel, derisa protestat kundër Qeverisë kanë hyrë në muajin e pestë.
Një bllokadë në ringjallje të marrëveshjes bërthamore – të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, e ka dëmtuar, po ashtu, valutën iraniane.
Tregtarët në Teheran i kanë këmbyer 600.000 rial për një dollar amerikan të dielën, pasi valuta është dobësuar përtej 500.000 rialëve, sa është kryer këmbimi për një dollar amerikan të mërkurën.
Në këtë periudhë të vitit 2015, 32.000 rialë janë këmbyer për një dollar amerikan, pasi Iranit iu patën hequr sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.
Qendra e Statistikave të Iranit ka thënë javën e kaluar se shkalla e inflacionit ka arritur në 53.4 për qind në muajin janar.
Në janar të vitit 2021, kjo shifër ka shkuar në 41.4 për qind. Irani është përballur me protesta mbarëkombëtare prej muajit shtator të vitit të kaluar.
Protestat kanë shpërthyer pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje nga policia e moralit, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat për armëpushim në Ukrainë, Krisafi tregon arsyet pse Moska devijon vazhdimisht: SHBA s’ka gjë në dorë për ta detyruar
31 Mars, 20:49
-
Polonia nënshkruan kontratë 2 miliardë dollarë me SHBA për mbrojtjen ajrore
31 Mars, 20:27
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe për Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Gjenden të vdekur tre prej katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani
31 Mars, 17:57
-
Trump thotë se marrëveshja për shitjen e TikTok te një kompani amerikane do të arrihet para të shtunës
31 Mars, 16:56
-
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars, 16:00
-
Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve (VIDEO)
31 Mars, 14:15
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31
-
Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump! Kryeministri: SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm
31 Mars, 11:02
-
Somali/ SHBA nis sulm ajror kundra shtetit islamik
31 Mars, 10:16
-
Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet
31 Mars, 09:54
-
Musk shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit, shfaqja e fundit e pronarit të 'X' (VIDEO)
31 Mars, 09:34