SHBA - Konkretizohen sanksionet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë për shkak të mbështetjes që kjo e fundit po iu jep rebelëve në lindje të Ukrainës. Ka qenë vetë presidenti amerikan Barack Obama që ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se “sot është dita kur duhet të kujtojmë se Shtetet e Bashkuara bëjnë atë që thonë, në një kohë që ne rreshtohemi me komunitetin ndërkombëtar në përkrahjen e të drejtave dhe lirive të popujve nëpër botë”.
Sanksionet e reja ndaj Rusisë kanë vënë në shënjestër sektorët rusë të energjisë, mbrojtjes dhe financave. Departamenti i thesarit amerikan ka shtuar edhe tri banka në listën e ndalimeve ekonomike, ndërsa ka sanksionuar edhe një kompani që ndërton anije si reagim ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Ky vendim vjen pas atij të BE-së për të zgjeruar sanksionet e saj ndaj individëve dhe kompanive ruse në disa sektorë ekonomikë.
Obama ka thënë se të vepruarit e Rusisë në një linjë me europianët iu jep sanksioneve fuqi më të madhe.
Detajet e plota të sanksioneve pritet të dalin sot pas zgjerimit të listës me personat që do të përballen me ngrirje pasurish dhe ndalime të udhëtimeve në Europë, masa të cilat kancelarja Angela Merkel i ka cilësuar si të pashmangshme. Presidenti Obama mendon që masat e reja do të ushtrojnë presion mbi Kievin zyrtar për të ndryshuar kurs ndaj veprimeve në Ukrainën Lindore.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO