Mbrëmjen e 19 shkurtit ka çelur siparin festivali më i rëndësishëm i muzikës italiane “Sanremo”. Edicioni i 64 i këtij festivali është quajtur nga mediat italiane si më i “trazuari” që historia e tij kujton. Fillimisht ka qenë kryetari i Lëvizjes Pesë Yje, Beppe Grillo, i cili nisi të protestojë jashtë Teatrit Ariston, ashtu siç pati paralajmëruar edhe në faqen e tij në Twitter.

Protestat tij i drejtoheshin rrjetit televiziv Rai, duke e fajësuar si përgjegjësen e shkatërrimit politik dhe ekonomik të. Nisja e festivalit ishte mjaft pazakontë, me një sipar i cili nuk ngrihej dhe prezantuesi Fabio Fazio, i cili shprehej “nuk duhej të niste kështu, tani më duhet të improvizoj”, duke filluar me një monolog prej tij për bukurinë dhe për “Italinë e lënduar”.

Por më pas nga salla dëgjohen britmat e dy burrave të cilët kërcënuan se do të hidheshin nga galeria. Ata i kërkojnë Facios të lexoj një letër, ku shkruajnë se janë punëtorë të konsorciumit të pellgut të Napolit dhe Casertës dhe se në letër trajtojnë problemet e tyre në punë.

Më pas prezantuesi ka shtuar se punëtorët dëshironin ta dërgonin letrën pranë zyrtarëve të institucioneve duke pretenduar të drejtën për dinjitet, për të punuar dhe për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre. Në këtë ndërmarrje për shkak të falimentit mësohet të kenë vrarë veten tre punëtorë të tjerë. Letra e tyre ka prekur jo vetëm të pranishmin por edhe vetë prezantuesin.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com