Santos i trembet Shqipërisë, vjen në
Tiranë për sfidën Shqipëri - Portugali

Santos i trembet Shqipërisë, vjen në<br />Tiranë për sfidën Shqipëri - Portugali
Edhe pse për t’u zhvilluar ndeshja e kthimit me Shqipërinë më 7 Shtator në Elbasan duhen disa muaj, Portugalia ka nisur të mendojë që tani për sfidën. Trajneri Fernando Santos ka udhëtuar për në Shqipëri për të parë kushtet e akomodimit si dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Pas mbërritjes në Tiranë, fillimisht Santos është akomoduar te Sheraton, ku Portugalia do të akomodohet për ndeshjen përballë Shqipërisë. Santos më pas ka udhëtuar drejt stadiumit “Elbasan Arena” për të parë terrenin.

Aktualisht Portugalia është kryesuese e grupit ‘I’, por humbja në shtëpi që pësuan nga shqiptarët dhe fakti që KAS mund të japë tre pikët për kuqezinjtë u ka futur frikën portugezëve se mund të jemi në rivali direkt për vendin e parë në grup.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja