Sapo u ekstradua nga Spanja, vëllai
i “Mandelës” kapet me drogë në burg

E paprecendetë por e vërtetë.

Vladimir Peqini, vëllai i Eduart Peqinit “Mandela” është ekstraduar nga Spanja në Tiranë bashkë me një sasi lënde narkotike.

Ka shumë gjasa që lënda narkotike prej 0.2 gramë të jetë transportuar nga Vladimir Peqini nga burgjet Spanjolle, ndërkohë ekzistojnë dyshime se ai mund ta ketë marrë sasinë e drogës, sapo është futur në burgun e Tiranës. Konstatimi i sasisë së drogës është bërë në 13 prill 2016, pikërisht në ditën kur Peqini, është esktraduar.

Gjatë marrjes në dorëzim të tij nga autoritet e Drejtorisë së Përgjithshme Të Burgjeve, nuk është kryer kontrolli fizik i tij në Rinas. Ai është kontrolluar rreth orës 18:50 në burgun e Tiranës, ku gjatë këtij kontrolli i është sekuestruar në xhep sasia e drogës prej 0.2 gramë kanabis stativa.

Menjëherë pas këtij konstatimi është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike ku dhe më pas është njoftuar policia e Tiranës, e cila tashmë së bashku me prokurorinë e kryeqytetit kanë nisur një hetim për këtë rast. Ish-anëtari i bandës së Elbasanit, 51-vjeçari Vladimir Peqini i dënuar me 25 vjet burg për vrasje dhe grabitje gjatë vitit famëkeq të 1997-ës është ekstraduar të mërkurën nga Madridi i Spanjës.

Peqini i dënuar me burgim të përjetshëm si kreu i bandës ishte në kërkim prej 20 tetorit të vitit 1999 kohë kur është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 25 vjet heqje lirie për veprat penale “Pjesëmarrje në banda të armatosura”, “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë”, “Asgjësim të kufomës’, “Tentativë të vrasjes me paramendim” dhe “Vrasjes me paramendim”. 

Vëllai i tij, Eduardi, i njohur ndryshe si i “tmerrshmi” i qytetit të Elbasanit gjatë vitit ’97, është dënuar në 199-ën me burgim të përjetshëm për akuzat “krijim dhe pjesëmarrje ne bande te armatosur”, “vrasjeve me paramendim”, “vrasjeve me dashje te mbetur ne tentative”, “vrasjeve me paramendim e kryer ne bashkëpunim”, “mbajtje pa leje te armeve luftarake”, “shkatërrim te pronës”, “rrëmbim personi” dhe “vjedhje me pasoje vdekjen”.
 
Redaksia Online
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë