Aktorja Sarah Jessica Parker ka mohuar faktin se do të jetë ajo redaktore e revistës prestigjoze “Vogue” pas tërheqjes së Anna Wintour.

Ishte websajti RadarOnline që bëri të ditur lajmin ditën e djeshme, ndërkohë që në një intervistë për MailOnline një përfaqësues i aktores 48 vjeçare e ka mohuar këtë gjë.

Spekulimet kanë lindur prej faktit që Wintour dhe Parker kanë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën.

sarah jessica parker

Madje shpeshherë Wintour e ka bërë aktoren pjesë të kopertinave të “Vogue”.

Por sipas burimit Parker është mjaft e zënë me jetën e saj familjare dhe karrierën si aktore, kështu që nuk mund ta marë përsipër këtë gjë.

Më tej burimi ka shpjeguar se ata janë mjaft mike së bashku, por zëvendësimi i Wintour nga Parker nuk është diskutuar kurrë mes tyre.

(b.t/shqiptarja.com)