SARAJEVË, 25 nëntor /ATSH-AFP/ - Rusia i kërkoi Bosnje-Hercegovinës shpjegime për një rritje të konsiderueshme të eksporteve duke dyshuar për një anashkalim të embargos së dekretuar për disa prodhime bujqësore evropiane si kundërpërgjigje ndaj Perëndimit për krizën ukrainase.
Autoritetet veterinare ruse konfirmuan se sasia e prodhimeve bujqësore të eksportuara nga Bosnja në tregun rus është trefishuar në vitin 2014 duke arritur nga 1 014 tonë nëntë muajt e parë të vitit 2013 në 3 123 tonë për të njëjtën periudhë të këtij viti, sipas një dokumenti zyrtar të qeverisë boshnjake.
Moska kërkoi marrjen e shifrave për sasitë e disa fruta dhe perimeve të prodhuara në Bosnje në vitin 2014, sipas të njëjtit burim.
Rritja e eksporteve ka qenë veçanërisht e ndjeshme për mollët dhe dardhat, me 2 066 tonë të eksportuara nga janari deri në muajin tetor 2014 kundër 10 gjatë të njëjtëd periudhë në vitin 2013, sipas shifrave të publikuara nga burime zyrtare.
Inekzistente në vitin 2013, eksporti i patateve (94 tonë në 2014) janë kundërshtuar gjithashtu, si dhe disa kultura të tjera.
"Pjesa më e madhe është eksportuar në muajt shtator dhe tetor dhe një pjesë e vogël në muajin gusht, që prej hyrjes në fuqi të embargos ruse, deklaroi një zyrtar boshnjak, Ratko Kovacevic./
/ec/ a.jor.