Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se do të vizitojë Tiranën më 27 maj pasi e konsideron të rëndësishme këtë vizitë për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe për investimin për paqe dhe stabilitet.
"Është e rëndësishme për secilin nga vendet tona për të investuar në paqen dhe stabilitetin rajonal, pra për të mos u përballur me ngjarje si ajo në Kumanovë", deklaroi Vuçiç gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiç kur u pyet nëse dhe kur do të shkonte në kryeqytetin shqiptar.
Vuçiç theksoi se situata si ajo në Kumanovë duhet të parandalohen duke shtuar se rruga e vetme për progres për vendet e rajonit kalonte nëpërmjet paqes dhe bashkëpunimit.
Kryeministri serb po zhvillon një vizitë në Sarajevë, ku po takohet me zyrtarët më të lartë boshnjakë./ atsh/
/Shqiptarja.com