SARANDË- Një 80- vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion teksa kalonte rrugën.

Viktima me inicialet  N.B., është goditur nga një kamion tip Kamion-Man, me targë SR 7476 B në fshatin Qesarat.

Burime për Report Tv bëne me dije se drejtuesi i automjetit me inicialet S.B.  ka qenë duke shkarkuar bazën materiale dhe në momentin që ka ndezur kamionin për të ecur përpara ka përplasur për vdekje të afërmin e tij, 80- vjetarin N.B.

Mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit S.B., 58 vjeç, banues në fshatin Gravë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)