SARANDE- Një operacion i forcave speciale RENEA dhe policisë së Sarandës në fshatin Shëndëlli, ka arritur të vejë në pranga të shumëkërkuarin Taulant Xhini, 28-vjec. Operacioni për arrestimin e 28-vjeçarit u krye rreth orëve të vona të së shtunës.
Xhini ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana pasi listohej si person me rrezikshmëri të lartë. Taulant Xhini akuzohet për dy tentativa vrasje, të ndodhura në tetor të 2013-ës në fshatin Cuke dhe tjetra në prill 2015 në Ksamil.
Gjithashtu, Xhini është i dyshuar dhe si autori kryesor i goditjes me armë ndaj një mjeti të policisë së Sarandës në vitin 2014.
Sipas informacioneve, Taulant Xhini rezulton person me precedent penal dhe në shtetin Grek. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve që lidhen me 28-vjeçarin.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com