Gjykata e Sarandës ka dënuar me 10 vjet burgim shtetasin Klodian Pashako, i akuzuar nga prokuroria e këtij qyteti për veprat penale të “vrasjes me dashje” mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri ka ndodhur në datë 25gusht 2013 në Delvinë, ku nga goditja me armë zjarri prej shtetasit Klodian Pashako, ka mbetur i plagosur shtetasi Thoma Pashako. Sipas hetimit, ka rezultuar se shtetasi i plagosur, i cili është edhe djali i xhaxhait të autorit, ka pasur një konflikt në zhvillim me një komshi të tij, për një rrip të ngushtë rrugë kalimi. Gjatë kofliktit ndërmjet të dëmtuarit dhe komshiut të tij, ka ndërhyrë edhe autori, Klodian Pashako.
Ky i fundit, gjatë debatit, ka pasur në dorë një armë zjarri gjahu dhe ka tentuar të qëllojë mbi kundërshtarin e kushëririt të tij. Por, nga goditja, saçmat e armës së tij nuk kanë qëlluar mbi objektivin, por mbi djalin e xhaxhait të tij, të dëmtuarin Thoma Pashako. Pas krimit, i pandehuri është larguar dhe nuk është mundur të arrestohet deri në këtë moment.
/Shqiptarja.com