SARANDE - Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi kanë falsifikuar dokumente shkollore të institucioneve të ndryshme.

Është arrestuar në flagrancë për veprat penale falsifikimt ë dokumenteve shkollore shtetasi Anastas Qendro Jovani, 55 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të banesës së Jovanit u gjetën dhe u sekuestruan një sërë dokumentesh zyrtare të falsifikuara, si dhe mjetet me të cilat kryente fallsifikimet.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Yzeir Lumani, 59 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të banesës së Lumanit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sërë dokumentesh zyrtare të falsifikuara.

Ndaj 2 shtetasve ka nisur procedimi i mëtejshëm penal në Prokurori, të akuzuar për veprën penale të falsifikimit.

(eç/shqiptarja.com)