SARANDE- Rreth 10 kilogramë drogë janë sekuestruar pasditen e djeshme nga policia e Sarandës. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me targa AA880HL, është gjetur lënda narkotike e llojit marijuanë.
 
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit Besian Çekani, 22 vjeç nga Librazhdi, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, dhe mbi të rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
 
Uniformat blu sekuestruan lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërsa materilaet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së rrethit për ndjekje të mëtejshme penale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)