Sarandë–Arrestohet 45 vjeçari Artur Qorri, banues në Zall-Her, Tiranë.

Qorri ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Gjykata e Sarandës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve”, të parashikuara nga neni 88 dhe 278 të Kodit Penal.

Dyshohet se në gusht të këtij viti, në lagjen “Nr.1”, Sarandë,  ku gjatë një konflikti Artur Qorri së bashku me disa persona të tjerë janë konfliktuar dhe kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com