Drejtuesi i një motori është përplasur me një automjet në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në daje të fshatit Shelegar,ku drejtuesi i motorit L.Qendro 44-vjeç ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se ka qenë motori ai që është përplasur me automjetin, çka ka bërë që drejtuesi i tij të marrë plagë të rënda dhe të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Ai ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës dhe trupit nga goditja që ka pësuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia rrugore e cila ka nisur hetimet për rrethanat që çuan në këtë aksident.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com