SARANDE - Një 22-vjeçar ka qëlluar dhe plagosur rëndë me thikë të fejuarën e tij mbrëmjen e sotme për motive xhelozie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh në rrethin e Sarandës, ku Roland Mahilaj 22 vjeç ka qëlluar me thikën e bukës të fejuarën e tij Kasiani Boci 23 vjeç.
Sipas korrespondentit të A1 Report në Sarandë, Piro Nase 23-vjeçarja Kasiani Boci ka qenë në shtëpinë e të fejuarit kur ka filluar të zihet me të fejuarin e saj. Zënka ka vazhduar gjatë deri sa ka kulmuar me plagosjen e 23 vjeçares me thikën e bukës nga ana e Roland Mahilaj.
Mësohet se Boci është plagosur rëndë në pjesën e majtë të trupit, duke i prekur shpretkën dhe pjesën e barkut dhe ndodhet në gjende të rëndë në spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të agresorit, i cili në momentin e arrestimit ka bërë rezistencë. Mahilaj ndodhet në paraburgim dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e ngjarjes.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com