Një automjet luksoz "Jaguar" i është shmangur një pike kontrolli të Policisë në qendër të qytetit të Sarandës.
 
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur punonjësve të Policisë, ndërsa në përpjekje për tu larguar ka goditur edhe një mjet tjetër.
 
Sipas Policisë, automjeti është me targa AA 600 IY, ndërsa brenda tij kanë qenë tre persona.
 
Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit, E.G, për të cilin po punohet për kapjen e tij. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com