SARNADE - Policia e Sarandës, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka bërë të mundur sekuestrimin e 55 kg kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar edhe 2 persona transportues të saj, në vendin e quajtur Qafë Muzinë. Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit Blerdian Abazi dhe Ervin Arifaj.
 
Sipas policisë droga u gjet e fshehur në automjetin tip Benz me targa AA 870 HY më të cilën të arrestuarit po transportonin lëndën narkotike.
 
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar për procedime të mëtejshme prokurorisë ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)