Policia e Sarandës, asgjësoi në fshatin Kardhoq, 20 mijë rrënjë kanabis, pranë kufirit shqiptaro- grek, në afërsi të piramidës 51.
 
Sipas Policisë së Shtetit, bimët janë identifikuar dhe asgjësuar këtë të hënë, vetëm pak metra larg kufirit, ndërsa ende nuk dihet autorësia e kultivimit të lëndës narkotike.
 
Nga kjo sasi bimësh 15 mijë rrënjë ishin të mbjella në kubikë, ndërsa 5 mijë të tjera ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm.
 
Pas prerjes dhe asgjësimit të vendeve ku ishin mbjellë, policia kreu gjithashtu edhe djegien e tyre. Ende nuk është identifikuar kultivuesi i bimës narkotike, por policia tha se po punon për gjetjen e tij.
 
Rasti i mësipërm është i dyti në Sarandë, ku një ditë më parë, po ashtu policia asgjësoi një sasi prej rreth 9 mijë rrënjësh kanabis.

Redaksia Online
Shqiptarja.com