Policia greke ka arritur të vërë në pranga 3 prej trafikantëve, 22 vjec, 25 vjec dhe 26 vjec. Ndërkaq trafikanti i katërt ka braktisur cantën dhe pasi ka kaluar kufirin është kthyer në tokën shqiptare. Sipas policisë greke, trafikanti i katërt që arriti t’i shpëtonte aksionit të policisë ka qënë i armatosur me kallashnikov.
Ndërkaq shefi i policisë kufitare të Sarandës, Kastriot Skënderaj ka bërë të ditur për A1 REPORT se forca të shumta policore vijojnë kërkimet në fshatrat, Janjar, Karroq dhe Zminec për të kapur trafikantin.
(jd/shqiptarja.com)