SARANDE- Sasia prej 141 kg lëndë narkotike është sekuestruar nga policia e Sarandës një orë pas mesnatës së të premtes e cila nëpërmjet zonës së Ciflig-Katajeto do të kalonte në territorin grek. Policia kishte marrë informacion paraprak dhe pas disa orë kërkimesh janë konstatuar 3 persona të cilët po trafikonin lëndën narkotike. Me të pikasur policinë janë larguar në brendësi të kufirit grek, ndërsa policia sekuestroi automjetin Mercedes-Benz me targa AA 879BG, me të cilin lëviznin.
Në lidhje me këtë ngjarje janë njoftuar menjëhere edhe autoritetet policore greke të cilat kane bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 141 kg Cannabis sativa në brendësi të territorit Grek.
Të arrestuarit janë: Lutfim Dalip Terpollari lindur ne Skrapar dhe banues në Sarande i cili kishte në pronësi edhe automjetin e sekuestruar. Anarildo Diell Cengeli, lindur ne Elbasan dhe banues në Sarandë.
Zani Kujtim Cikollari lindur ne Skrapar dhe banues ne Korçë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë në këtë rast trafikimi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com