SARANDË- Policia e Sarandës ka zbuluar dhe sekuestruar 10 kg tritol të fshehur në depon e një banese në fshatin Kalasë.
Policia ka arrestuar në banesën e tij poseduesin e tritolit, 52 vjeçarin Memo Zbobo, si dhe ka shoqëruar në polici edhe bashkëshorten e 52 vjeçarit.
Tritoli i sekuestruar ishte i ndarë në 25 pako me nga 400 gramë.
Të dy bashkëshortët, posedues të tritolit, po merren në pyetje në Komisariatin e Policisë.
Dyshohet se nga kjo sasi tritoli janë bërë shpërthime në Sarandë dhe lidhur me këtë po hetohen ngjarjet e ndodhura në dy vitet e fundit.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com