SARANDË - Në mbledhjen jashtë radhe të Këshillit të Komunes Ksamil është zgjedhur dhe kryetari i ri i komunës, i komanduar, Bashkim Shuko i cili ka marrë 9 vota nga anëtarët e Këshillit të Komunës.
Kjo zgjedhje është bërë nën orientimin ligjor të Kodit të Procedurës civile, në boshllëkun ligjor të ligjit për pushtetin vendor, i cili nuk e ka të parashikuar njëkohësisht zëvendësimin e kryetarit dhe nënkryetarit.
Prej disa kohësh, Kryetari i Komunës, Besnik Abedini dhe nënkryetari, shef i urbanistikës, Fatos Malaj po gjykohen nën masën arrest me burg.
Kështu që nënprefekti Ilir Hysi ka sugjeruar zgjedhjen e një kryetari të ri për të mos paralizuar shërbimet ndaj komunitetit.
Këshilltarët e Komunës së Ksamilit, 14 prej të cilëve kanë qenë të pranishëm, ndërsa vetëm një mungonte për arsye shëndetësore, votuan mes 3 kandidaturave Bashkim Shuko, Mihal Kallojeri dhe Eduart Veli.
Bashkim Shuko është shpallur fitues duke marrë 9 vota pro., duke marrë kështu detyrën e kryetarit të komanduar për Komunën Ksamil, pas ligjshmërisë se procesit nga nënprefektura Sarande.
Shuko i cili prej 15 vitesh punon në administratën e Komunës Ksamil ku ka ushtruar profesionin e ekonomistit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com