Saranda dhe Gjirokastra vendosin rrathët e verdhë orientues për mbajtjen e distancës sociale

Saranda dhe Gjirokastra vendosin rrathët e verdhë orientues për mbajtjen e distancës sociale

Foto nga rrathet

Përvec Tiranës dhe Elbasanait, edhe Bashkia e Sarandës, ka shtrirë planin e masave të marra në ruajtjen e distancimit social mes njerëzve në radhë.

Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka pubikuar pamjet nga vendosja e pikave të verdha në gjithë vendet kryesore të qytetit ku mund të marrësh shërbime.

“Sapo përfunduam në Sarandë me vendosjen e shenjave orientuese dhe barrierave për distancimin fizik dhe shmangien e grumbullimeve në tregun e fruta-perimeve, si dhe me vendosjen e shenjave orientuese në hyrje të Bashkisë, në hyrjet e bankave të nivelit të dytë, supermarketeve, dyqanëve të kompanive celulare apo të internetit, vende ku janë vërejtur edhe më shumë grumbullime në këto ditë.

Do të vazhdojmë më tej me të njëjtin ritëm në Ksamil dhe në të gjithë territorin e Bashkisë.

Nga dita e nesërme me shumë rregull në këto hapësira, për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth.

#Sëbashkudotiadalim”, shkruan Gurma bashkangjitur fotove.

Pas Sarandës, edhe bashkia e Gjirokastrës ka marrë të njëtat masa për respektimin e distancimit social dhe shmangien e grumbullimit të njerëzve nëpër tregje apo njësi të tjera shërbimi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 07/04/2020 18:35

    Ky qofte nje rast i mire që shqiptarët të mësojnë si bëhet rradha se të hynin mbi qafë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore