Saranda dy ditë në Blackout
anomali edhe me ujin e pijshëm

SARANDE - Tre lagje në Qytetin e Sarandës vuajnë prej dy ditësh mungesën e energjisë elektrike.

Shkak për këtë situatë, e cila la në blackout total qytetin bregdetar, është berë djegia e një transformatori në lagjen nr 4.

Probleme me furnizimin e rregullt të energjisë janë konstatuar edhe në zona të tjera të qytetit.

Vete qytetarët e Sarandës shprehen se kjo situatë është problematike dhe ka një impakt negativ në ecurinë e sezonit turistik.

Gjithashtu së bashku me Sarandën, pa rrymë elektrike, kanë ngelur edhe fshatrat Gjashtë, Berdenesh, Shën Vasil si dhe fshatra të tjera të Komunës Aliko. Mungesa e rrymës elektrike, është shoqëruar me anomali edhe në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të Sarandës dhe zonave përreth saj.

(pn/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë