/ATSH-Gjergji Mima/ - Qyteti i Sarandës i pozicionuar në jug të vendit, ishte një ndër ndalesat e Balkan Media Tour, një grupi prej 10 gazetarësh nga mediat e disa vendeve të rajonit dhe Shqipërisë, të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Gazetarët ishin nga gazeta maqedonase 'Koha', nga televizionet kosovare 'Klan Kosova' dhe 'RTV 21' nga gazeta e Malit të Zi 'Vijesti' si dhe nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Televizioni Publik Shqiptar.
Përgjegjësi i Sektorit të Marketingut në AKT, Alborent Rama theksoi për ATSH-në se "ne, si AKT po organizojmë ture të tilla me gazetarë nga vende të ndryshme të botës me qëllim promovimin e Shqipërisë turistike".
Gazetarët vizituan qytetin e Sarandës, i cili gëzon një pozitë mjaft të favorshme duke u ndodhur përballë ishullit grek të Korfuzit. Saranda njihet edhe si "porta detare jugore e Shqipërisë". Ajo dhe zona përreth saj përbëjnë një prej burimeve më të rëndësishme turistike të Shqipërisë. Emri i sotëm i Sarandës rrjedh nga prezenca e një manastiri të hershëm dhe të rëndësishëm kristian i "40 Shenjtorëve". Rrënojat e këtij objekti ndodhen në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit. Saranda shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit dhe ofron një shëtitore të këndshme me palma, si dhe plazhe të vegjël zallorë.
Gazetarët e Balkan Media Tour gjithashtu vizituan rrënojat e qytetit antik të Onhezmit. Së fundmi, në vitin 2002 është zbuluar dhe një sinagogë. Rrënojat e këtij kompleksi Sinagogë në qendër të Sarandës provojnë ekzistencën e një komuniteti të madh dhe të pasur hebre në Honezmus në shekullin e 5-të të e.s. Krahas aktiviteteve fetare, kompleksi ka shërbyer si qendër sociale, shkollë për studime Bible, karakteristikë për Sinagogat e asaj periudhe.
Me kalimin e kohës kompleksi iu nënshtrua një sërë shtesave dhe përshtatjeve strukturore, duke përfshirë këtu edhe kthimin e sallës së lutjeve të stilit bazikal ndërtuar më vonë në Kishë.
Ndërtesat u shkatërruan ose nga tërmeti ose nga pushtimet e sllavëve dhe u abandonuan në çerekun e fundit të shekullit të 6-të të Erës Sonë.
Ndërsa vetëm 2 km në jug të Sarandës, në një kodër dominante, ndodhet kalaja e Lëkursit. Fortifikimi u ndërtua nga Sulltan Sulejmani gjatë fushatës për pushtimin e Korfuzit.
Tashmë, në kala ndodhet një restorant, i cili krahas kuzhinës së pasur, ofron edhe një pamje të mrekullueshme të blusë së thellë joniane.
Në vazhdim të udhëtimit drejt jugut, bredgeti bëhet i larmishëm dhe ofron katër ishuj të vegjël te mbuluar me gjelbërim të përhershëm (zona e Ksamilit), faunë e florë të mrekullueshme detare. Në anën tjetër ndodhet liqeni i Butrintit me ujë të kripur, pasi është lagunë bregdetare me origjinë tektonike, që lidhet me detin nëpërmjet kanalit të Vivarit 3,6 km i gjatë. Në këtë lagunë folëzon një numër i konsiderueshëm shpendësh detarë.
Gazetarët e Balkan Media Tour gjithashtu zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, i cili u tregoi atyre projektet që bashkia e Sarandës ka zhviluar këto vite për promovimin e turizmit dhe afrimin e sa më tepër turistëve. Çipa u shpreh se në qendër të vëmendjes nuk ka qenë vetëm promovimi i turizmit bregdetar, por edhe i turizmit kulturor.
/Shqiptarja.com