Matrapik, vinça, hamulli, njerëz që kërkonin relaks në ujin kristal të detit dhe mbeteshin aty për orë të tëra vetëm të mos dilnin bregut për të parë se çfarë katrahure ndodh sa del jashtë tij. Kjo ishte situata që pashë në Sarandë javën që sapo kaloi, me shpresën dhe dëshirën se këtë vit, Bashkia ishte përpjekur të ndryshonte sadopak imazhin e betonizimit të qytetit. Pra në fund të fundit, një vit e ca pas marrjes së bashkisë nga të majtët, do të kishte vend të thuhej: Ja çfarë kemi bërë ne më shumë se të djathtët!...Matrapik, vinça, hamulli, njerëz që kërkonin relaks në ujin kristal të detit dhe mbeteshin aty për orë të tëra vetëm të mos dilnin bregut për të parë se çfarë katrahure ndodh sa del jashtë tij. Kjo ishte situata që pashë në Sarandë javën që sapo kaloi, me shpresën dhe dëshirën se këtë vit, Bashkia ishte përpjekur të ndryshonte sadopak imazhin e betonizimit të qytetit. Pra në fund të fundit, një vit e ca pas marrjes së bashkisë nga të majtët, do të kishte vend të thuhej:
Ja çfarë kemi bërë ne më shumë se të djathtët! Përkundër kësaj që mendova se mund të kishte ndodhur në qytetin e skajshëm bregdetar, kishte një tjetër situatë: njerëz të zhgënjyer, turistë që vinin e iknin pa kuptuar se ku shkonin apo ku duhet të orientoheshin. Lumenj të tërë autobuzësh me të huaj që rendnin drejt Butrintit, por që nuk kishin asgjë ç'të shihnin brenda qytetit përveç atij superbetonizimit aq shumë të përfolur përgjatë viteve. "Ktu s'paska asnjë pemë" dëgjoj zërin e shoqëruesit që kishte ardhur për herë të parë në Sarandë. Për mua, kjo edhe mund të mos kish asnjë lloj rëndësie, sepse syri ishte mësuar prej vitesh të shihte realitetin e trishtë të ndërtimeve. Por ishte e pafalshme që nga sezoni në sezon qyteti të mos ketë frymëmarrjen ndryshe. Dhe zhgënjimi së pari vjen vetë nga banorët e qytetit. "Këtu po na duket se nuk fryn as era, madje as dallgët e detit nuk po lëvizin". Ironikë sarandiotët, ndërsa kërkojnë ndryshimin.
Andej-këndej nëpër qytet, ka grupe kinezësh që ndalojnë për një akullore te limani, bëjnë një xhiro në lungomare, akomodohen në hotelet buzë detit, dhe sa i pyet se çfarë duan të shohin në qytet ngrenë supet. Ja pra, ajo që të bie në mend, si çështje tepër emergjente, ka të bëjë me guidën turistike dhe ciceronin për të huajt, për t'u treguar vende dhe ngjarje historike të këtij vendi, dhe të tilla ka plot.
Ndoshta kreu i bashkisë ka menduar se me një konferencë, apo me vizitën në Kosovë, do të sjellë më shumë turistë të huaj në qytetin e tij. Po, kjo mund të ndikojë. Por çfarë ndodh më pas me turistët që vijnë në qytetin e Sarandës, në përballje me një bashki që nuk plotëson nevojat minimale të daljes nga pasiguria e zhvillimit të qytetit (dhe ka zëra që thonë se kryetari i bashkisë ka mbajtur në të shumtën e rasteve, një staf administrate që ka punuar për shkatërrimin e këtij qyteti). Si ka mundësi që në Butrintin antik ofrohen të rinj studentë vullnetarë nga vende të ndryshme të botës, dhe nuk duket se ka ndonjë projekt që të tillë të rinj të afrohen në Bashkinë e Sarandës?
Që të ketë sukses, duhet që mentaliteti i punës të ndryshojë. Dhe kjo, bëhet me pasion. Nëse zyrtarëve të Sarandës u ka humbur pasioni, dështimi do të jetë me pasoja të parikuperueshme për të gjithë. Sepse kur vjen puna te plazhi e pushimet, qytetarët nuk i ndan dot në të majtë e të djathtë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com