SARANDË- Një 13-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Sarandës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për 13-vjeçarin e identifikuar si D.M..
I mituri mbëmjen e djeshme ishte me shoqërinë në plazhin Shpella në Lukovë, ku kanë kaluar edhe natën. Mëngjesin e sotëm kur shokët i kanë thirrur kanë vënë re se ai nuk reagonte dhe kanë njoftuar ambulancën, e cila e ka sjellë në spitalin "Petro Nako" në Sarandë.
Në trupin e 13-vjeçarit nuk ka shenja dhune. Vijojnë hetimet.
Komento
/SHABAN/jam dakord me ju per shkaqet e aksidentit qe s.d.q duhet hetuar.Sa per faktin qe 13 vjec ishte pa te rritur,kane ardhur kohe te ketilla qe s'lihen vetem ,por po te ishte si me pare,do mendoje ndryshe.Gjyshi im ishte 13 vjec kur emigroi dhe e kaloi oqeanin ne anije komplet vetem ,pa asnje te aferm ose te njohur.Ishin kohe te tjera ato,femijet piqeshin para kohe,por ama ishin shume me te pergjegjshem se sa te sotmit dhe perballonin situata qe moshataret e tyre sot as qe I imagjinojne dot.
PërgjigjuMundohuni te vertetoni nese ka qene i infektuar me covid
Përgjigju13 vjec me pushime pa prinder??? Pa nje madhor qe i shoqeron. Do kene pire alkol dhe ndonje cigare dhe ju thajne syte prinderve
Përgjigju