Sarande- Një vajzë 14- vjeçare po lufton për jetën në spitalin e Traumës pasi u rrëzua nga Jet ski, i cili drejtohej nga i vëllai i saj në plazhin e Ksamilit në Sarandë.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme (9 korrik 2024) , ndërsa adoleshentja është sjellë me urgjencë në Tiranë, ku fillimisht i është nënshtruar një operacioni në maternitetin 'Koço Gliozheni' për shkak të hemoragjisë si pasojë e dëmtimeve të shumta në pjesën e fundit të barkut. Më pas e mitura është dërguar në spitalin e Traumës për t’iu nënshtruar ndërhyrjes nga stafi mjekësor i të dy spitaleve.
Burime për Report Tv nga spitali i Traumës bëjnë me dije se e mitura është në gjendje kritike për jetën. Të dy vëlla e motër, jetojnë në Itali dhe në Ksamil kishin shkuar për pushime.
"Djali 20- vjeçar i identifikuar me inicialet G.Gj duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur", informoi policia e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.
Turizmi që merr jetë
Përgjigjute dalin emrat a gangsterave me jet ski se jane rrezik per njerezit.
Përgjigju