SARANDË- Pas kallëzimit të bërë nga prindërit dhe nxënësit për 14-vjeçarin në Sarandë se ka shkuar në shkollë me pistoletë, policia ka dërguar çështjen për hetim në Prokurori. Deri më tani nuk është marrë ende asnjë masë për të miturin, si dërgimin e tij në institucione të posaçme, por çështja ende po hetohet.
Prindërit dhe nxënësit e shkollës Adem Sheme në Sarandë kanë vijuar protestën për të dytën ditë radhazi, pasi ata pretendojnë se 14-vjeçari ka kërcënuar me pistoletë një mësuese dhe nxënësen e klasës së gjashtë. Nxënësit kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërkohë që protestës i janë bashkuar edhe klasa të tjera të shkollës “Adem Sheme”.
Dita e djeshme nuk ka qenë hera e parë që nxënësit janë ndjerë të kërcënuar të shkojnë në shkollë, pasi ata pretendojnë se 14-vjeçari ka pasur edhe herë të tjera pistoletë me vete. Por vetëm ditën e djeshme kur ai ka kërcënuar mësuesen dhe nxënësit e klasës së 6 kanë bërë kallëzim në polici dhe gjatë protestës kanë paralajmëruar se nuk do t’i fusin fëmijët në mësim derisa të kenë siguri.
Këtë problematikë e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e djeshme në Komisionin e Edukimit, duke theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër.