Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari

Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari

Lekët që 35- vjeçari tentoi t'i jap punonjësit të policisë

SARANDË-Një 35- vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptojë policinë.

Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues K. H.

Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K. H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë