Makina e Ermir Durakut, pronarit të vilës që njihet me këtë mbiemër, Vila Duraku, ishte parkuar para këtij kompleksi luksoz i cili ndodhet përbri hotel turizëm ”Butrintit” në rrugën Sarandë- Kanali i Çukës. Hoteli kryesisht frekuentohet nga turistë nga Tirana e nga Kosova, ndërkohë që qyteti bregdetar është i mbipopulluar këto ditë.
Policia e Sarandës bëri të ditur se makinës në pronësi të Ermir Durakut, dyshohet se i është vënë tritol.
Një grup hetimor ka nisur veprimet proceduriale dhe mbledhjen e provave që do të çojnë në zbardhjen e autorit (-ve) të këtij shpërthimi. Ndërkohë që pritet të merren në pyetje pronari i automjetit është marrë në pyetje dhe pronari i automjetit
(sg/shqiptarja.com)