Njoftim i plotë i policisë së Sarandës:
Sarandë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim !
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes!
Më datë 12.10.2017, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :
Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim prej policisë për veprën penale ''Vjedhja'', pasi më datë 08.10.2017 në lagjen ''Nr.1'', në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celualar tip ''Samsung J5'' shtetases Polake K.S.M.B, 47 vjeçe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












