Sarandë, kanabis në tunel
një në pranga, një në kërkim 

SARANDË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e lëndës narkotike të llojit kanabis.

Në pranga ka rënë Gentian Muhollari, 20 vjeç, u shpall në kërkim 27- vjeçari me inicialet L.O. si dhe u proceduan në gjendje të lirë 7 persona të tjerë për moskallëzim krimi.
 
Policia e Sarandës ka bërë sekuestrimin e 41 kg e 850 gramë kanabis në formë boçesh,  423 kg degë bime kanabis me gjethe dhe boçe, 192 kg e 95 gramë, degë kanabis dhe gjethe në formë byku.

20 vjeçari Gentian Muhollarit u kap në flagrancë nga policia i cili tentoi të largohej me vrap.

Ai së bashku me shokun e tij 27- vjeçar të shpallur në kërkim, përpunonin kanabisin në një tunel të braktisur në fshatin Metoq të Sarandës.

[gallery]20169[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren

Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren