Një 37 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si hajdut serial I disa vjedhjeve të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në disa qytete të Shqipërisë.
E fundit ishte vjedhja e një çante me 6000 euro në dhomën e një hoteli në Ksamil ndërsa në Sarandë ka tentuar të të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 37 vjeçari hyn në dhomën e hotelit nga ballkoni dhe më pas del me çantën me lekë në dorë.
Komento