SARANDË - Një 26-vjeçar, pronar i një lokali, u arrestua nga policia e Sarandës me dyshimin se shfrytëzonte biznesin e tij për të shitur lëndë narkotike.

Elsid Muço, pronar i një bar-kafe në lagjen numër 2 të qytetit të Sarandës u arrestua pasi gjatë një kontrollit në lokalin e tij u gjetën 3 gramë kanabis. Bashkë me të në pranga ra edhe 28-vjeçari Besmir Hysi, të dy banues në lagjen numër 4 në Sarandë, të cilit ju gjetën 5 gramë kanabis.

Policia e Sarandës thotë se arrestimi në flagrancë i dy të rinjve u bë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)