SARANDË - LSI-ja ka tani numrin më të madh të këshilltarëve bashkiakë në Sarandë dhe konkretisht 6, prej të cilëve, 2 janë femra.
 
Lëvizja e bërë publike në fund të muajit maj nga këshilltari i PAD-së u zyrtarizua në mbledhjen më të fundit të kryesise së LSI-së së Sarandës.
 
Kryetari i LSI-së, Gjergji Mano, formoi edhe një grup negociator për ndryshimet e mundshme në administratën e bashkisë, si një marrëveshje e nevojshme.
 
Të pritshme janë 7 vende në drejtimin e administratës lokale, që kryetari i bashkisë Stefan Çipa, sapo të kthehet nga binjakëzimi në Kroaci, do të duhet t'i firmosë.
 
Ndërsa në bashki ka filluar era e lëvizjeve të familjes "Çipa". Si fillim, po levizën, mbesa e kryetarit Çipa, nga përgjegjëse e njësisë për mbrojtjen e femijëve, e cila ka dhënë dorëheqjen dhe shumë lëvizje të pritshme për të ulur interpretimet ndaj punësimit të familjarëve në administratën e bashkisë.
 
Shumë socialistë kërkojnë mosndryshimin e vendeve të punës nga të punësuarit në bashki, pavarësisht tendencës së kryetarit për një rreth të besuarish pranë vetes jofamiljarë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)