SARANDE- Përfundon në përleshje fizike me përfaqësuesit e firmës protesta e qindra banorëve sot në fshatin Livinë të Sarandës. Banorët të cilët kundërshtojnë fuqishëm shfrytëzimin e një guroreje që gjendet vetëm 100 metra larg banesave të tyre kanë penguar automjetet e firmës të nisin punën, ndërkohë që nuk ka munguar edhe konfrontimi fizik mes tyre. Mëngjesin e sotëm qindra banorë nisën protestën kundër firmë “Dinamika” e cila po shfrytëzon një sipërfaqe prej 10 ha në këtë zonë me qëllim nxjerrjen e gurëve për qëllime përfitimi. Sipas protestuesve gurorja rrezikon bnesat e tyre. Të paktën tre shtëpi janë shembur deri tani, dhjetëra të tjera janë të rrezikuara. Gurorjagjendet vetëm 100 metra larg zonës së banuar. Sipas banorëve ngritja e gurores është bërë në kundërshtim me ligjin nga ana e autoriteteve, pasi zona në fjalë sipas studimeve sizmike nuk lejon ndërhryje të kësaj natyre. Kreu i këshillit komunal të Mesopotamit Panajot Poli tha për shqiptarja.com se qeveria ka shkelur ligjin pasi për shfrytëzimin e zonave të ndryshme për gurore lejohet një sipërfaqe deri ne 5 ha, kurse për rastin në fjalë është dhënë leja për shfrytëzimin e një sipërfaqeje prej 10 ha. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











