Nisma “Dhuro një lule për Sarandën” ka filluar prej ditësh. Kjo nismë e inicuar nga qytetarë sarandiotë ka si qëllim kryesor përmirësimin e imazhit të qytetit më të betonizuar në vend, duke tentuar të minimizojë pasojat që ka shkatërruar imazhin e Sarandës në këto 20 vitet e fundit. Aksioni i filluar me mbjelljen e 1000 pishave në hyrje të qytetit do të vijojë me mbjelljen e mijëra pemëve ‘buganville’ në të gjithë qytetin. Adriatik Lapaj, një prej nismëtarëve shprehet se ky është një mesazh për të gjithë qytetin e Sarandës për mbjellen e pemëve dhe luleve.
Jemi mbledhur sot këtu pavarësisht se koha është me shi. Ky është një mesazh për të gjithë qytetin, që t’a kthejmë sytë nga e bukura, tek gjelbërimi.
Adriatik Lapaj, Nisma Dhuro një lule për Sarandën
Kjo nismë është mbështetur edhe nga shoqata Eco Volis , e cila kanë dhuruar 1000 fidanë pisha. Kreu i EcoVolis, Ened Mato shprehet se kjo nisëm do të kthehet në një shpresë për të gjithë Shqipërinë.
Iu bashkuam me shumë dëshirë një nga nismave më të bukura. Urojmë që kjo nismë të mos përfundojë kurrë. Saranda në vend të betonit të ketë vetëm lule, Saranda e meriton. Këta të rinj, janë e ardhmja e qytetit.
Ened Mato, kreu i Ecovolis
Saranda aktualisht vlerësohet si qyteti më i betonizuar në Shqipëri dhe me sipërfaqet më të pakta me hapësira të gjelbra. Ky degradim ka nisur prej vitësh, ndërsa institucioni vendor nuk ka marrë asnjë masë për rehabilitimin e qytetit të Sarandës.
Saranda eshte nje qytet qe sigurisht i nevojiten edhe peme edhe lule por mbi te gjitha i nevojitet një burrë shteti që ta fshijë nga faqja e dheut kete shemtirë të neandërtalizmit urban të kryemasakrave mjedisore të ketyre 28 vjetëve dhe ta ndertojë përsëri nga fillimi duke shtuar ne vazhdimesi edhe pemë e lule!
Përgjigju