SARANDE - Në qytetin turistik të Sarandës prej dy ditësh ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje.

Sot prishjet kanë ndodhur në Ksamil. Agron Tepelena, drejtor i INUV i bashkisë së Sarandës, ka drejtuar aksionin e ndërtimorëve të mbështetur nga policia bashkiake dhe ajo e rendit.
 
Altin Alikaj, një nga inspektorët e Inspektoriatit Ndërtimor të bashkisë, gjatë aksionit në zonën Kanal i Çukës, pohoi dje se prishjet po kryhen pas lajmërimeve 3 muaj më parë, madje një pjesë e objekteve po prishen nga vetë ndërtuesit.
 
Në Sarandë, nga ndërtimet e pakontrolluara është krijuar një situatë kaotike, me mungesë të parkimeve, hapësirave në rrugicat e brendshme etj

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)