SARANDË- Një aksident është regjistruar në Sarandë ditën e sotme. Një mjet tip ‘Jeep’ ka përplasur një fëmijë të mitur, vetëm 4 vjeç, banues në Gjermani.
4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjeti, A. S., 69 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit
Komento