SARANDE - Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka gjetur vdekjen edhe një 80 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Llazat, komuna Livadhja në Sarandë.

Sipas policisë, banesa një katëshe është djegur plotësisht, ndërsa ka gjetur vdekjen Spiro Papa 80 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë pasi fëmijët i kishte në Greqi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve, duke nxjerrë edhe trupin e viktimës.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarri dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Po ashtu bëhet e ditur se shtëpia e përfshirë nga flakët ndodhej larg shtëpive të tjera të fshatit, duke mos sjellë në këtë mënyrë shtrirje të zjarrit.

Sakaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)