TIRANË, 21 Korrik /ATSH-N.Lena/ - Agjencia Kombëtare e Turizimit, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, kanë shtuar një pikë të re informacioni turistik në shërbim të flukseve turistike të kësaj vere.
Me këtë rast, Kryebashkiaku Stefan Çipa tha se kjo vjen si një nevojë e turistëve për informim qysh në momentet e para që zbresin nga trageti në port.
Ai shtoi se shumë shpejt një pikë të tillë të informacionit turistik do të ngrerë në territorin e portit dhe të  Bashkisë, ku do të ofrohet shërbim falas, për të lehtësuar sa më shumë dhe orientuar sa më mirë turistët e kësaj vere e në vijim, për pikat e interesit turistik që nuk duhen  lënë pa vizituar dhe për mënyrën se si mund të shkohet në to.
Nga ana e vet drejtorja e AKT Julia Dhame, tha se kjo pikë informimi që u çel u vjen ne ndihmë turistëve që hyjnë me rrugë detare në Sarandë, për të vizituar edhe qytete të tjera në Shqiperi.
Në këtë periudhë qyteti  i Sarandës dhe plazhet  rreth tij kanë qënë më të vizituarat nga turistët vendas, të huaj dhe ata që vijnë nga Kosova e Maqedonia. Administrimi i mirë nga bashkia e qytetit, futja e shërbimeve cilësore dhe e çmimeve konkuruese, kanë bërë që plazhet publike të jenë edhe më të frekuentuarit prej pushuesve./a.g/