SARANDË-Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme pas një konflikti me një person për motive të dobëta.

26-vjeçari me incialet XH.H, ka mbetur i plagosur me thikë në krahun e djathtë në hyrje të qytetit të Sarandës, pranë një hoteli. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj plagosje, shtetasin A.A.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com