SARANDË-Ditën e sotme, Salla Operative Sarandë është njoftuart për një grindje midis dy të rinjëve në ambientet e ''Shkollës Ekonomike'', në lagjen ''Nr.3'', Sarandë.

Shërbimet Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi ka rezultuar se dy t
ë rinjët me iniciale K.B., 17 vjeç dhe K.Xh., 17 vjeç janë grindur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe mjete të ftohta prerëse për motive të dobëta.

I dëmtuar ka mbetur 
17 vjeçari K.B., i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Sarandës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga vendi i ngjarjes mjetin prerës tip (biçak).

Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet e policis
ë autorin që kryeu plagosjen K.Xh., dhe po punon për sqarimin e plotë të grindjes midis dy të rinjëve.

plagosje sarande ne shkolle
Shkolla ku ndodhi ngjarja

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com