Sarandë/ Po qarkullonte me eskavator, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një 55-vjeçar

Sarandë/ Po qarkullonte me eskavator, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një 55-vjeçar

Foto ilustruese

SARANDË - Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Konispol, Sarandë.

Një 55-vjeçar me iniciale P.A. ka ndërruar jetë në punë. Ai ishte duke lëvizur me një eskavator me pjesën e kovës lartë dhe aksidentalisht ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

"Mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi  shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë" - njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë