Sarandë,policia ndalon në Qafë
Botë anëtarin e "Agimit të Artë"

Sarandë,policia ndalon në Qafë<br />Botë anëtarin e
SARANDË - Një nga anëtarët e "Agimit të Artë” ndalohet sot në orë të vona nga policia në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë dhe shoqërohet në komisariatin e Sarandës.

Ai është Robert Hajdhi, anëtar i organizatës së 'Agimit të Artë" për “Vorio Epirin”. Gjatë ditëve të fundit mësohet se Hajdhi ka qenë në Lukovë dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e 3-vjetorit të vdekjes së të riut himariot, Aristotel Guma në Himarë, i cili u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor. 

Hajdhi në momentin e ndalimit mbante të veshur një bluzë me simbole të 'Agimit të Artë". 

Gjatë përkujtimores së Gumës në varrezat e Himarës, përfaqësues të partisë naziste greke, "Agimi i Artë" mbajtën dhe një fjalim të ashpër dhe njëri prej tyre, Kristoforos Tsankas deklaroi te varri i Gumës, se "nuk ishin në Himarë për të ikur, por për të luftuar deri në çlirimin e Himarës".

Pas kësaj thirrjeje, reaguan parti apo shoqata, të cilat dënuan thirrjet dhe i kërkuan Ministrisë së Jashtme dhe Policisë të ndalin ngjarje të tilla. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit