SARANDE – Kufoma e një burri është gjetur sot në bregdet në vendin e quajtur Kanali i Çukës. Ai quhet Roland Kuçi 47 vjeç nga Tepelena. Trupi i pajetë  është gjetur nga peshkatarët teksa hidhnin rrjetat për peshkim mëngjesin e sotëm.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Policia ka dhënë identitetin dhe moshën e tij duke sqaruar edhe rrethanat. 47-vjeçari kishte 10 ditë, që ishte larguar nga familja duke humbur kontaktet. Ndërsa këta të fundit kanë njoftuar se ai ka shfaqur shenja depresioni ditën, që është larguar.   

Peshkatarët thanë se trupi nuk ishte dekompozuar që do të thotë se ai ka pak ditë, që është mbytur.

Pas kësaj policia ka konstatuar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune dhe gjithçka ka ndodhur në kushtet e depresionit.

(ad.ti/shqiptarja.com)