Sarandë, protestë para Komisariatit të Kufirit e pronarëve për bllokimin e mjeteve të ujit! Pronarët: Kemi 5 ditë që rropatemi

Për bllokimin e lëvizjes së mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë 5 ditë më parë në Potam të Himarës, kanë protestuar mesditën e së hënës edhe pronarët e mjeteve ujore në Sarandë. Bashkë me ta edhe ata të Ksamilit. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë.

'Të bllokohemi  në pikun e sezonit turistik, do të thotë të na dëmtojnë nga ana ekonomike. Dhe kjo mënyrë nuk e dimë se kujt i shërben. Kemi 5 ditë që rropatemi sa në bashki aq edhe në Komisariat, përplasemi nga një derë në tjetrën dhe zgjidhje nuk po gjejmë. Jemi të rregullt me leje drejtimi, licencë dhe kemi paguar sipas kërkesave të gjitha taksat që na duhen për të dalë në det. Këto ditë presim të nxjerrim fitimet tona për familjet.'-  thanë pronarët.

Gjithashtu pronarët thanë se edhe ndarjet në det i kanë bërë vetë me shpenzimet e tyre. Edhe pse i kërkuan askush nuk doli nga punonjësit e kufirit të komunikonte me ta për t’u dhënë një përgjigje se sa do të vijojë kjo situatë. Hapa të mëtejshme pronarët thanë edhe se do ta kërkojnë të drejtën e tyre edhe me rrugë ligjore. Në fund pronarët e mjeteve ujore u larguan për t’u mbledhur përsëri në ditët në vijim deri në zgjidhje të problemit të tyre shqetësues.


Lajmi kryesor:

Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pas Vlorës dhe Dhërmiut, dalin në protestë pronarët në Durrës dhe Sarandë: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë