Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pas Vlorës dhe Dhërmiut, dalin në protestë pronarët në Durrës dhe Sarandë: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë

Pronarët e motorskafëve dhe mjeteve të tjera lundruese në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit, pasi që prej ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një 7-vjeçareje në Himarë, ata nuk lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Protestat kanë qenë të pranishme edhe në Sarandë sa i përket bllokimit të mjeteve lundrese. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë. 

'Kemi 5 ditë që rropatemi sa në bashki aq edhe në Komisariat, përplasemi nga një derë në tjetrën dhe zgjidhje nuk po gjejmë.'- thanë protestuesit e Sarandës

“Jemi taksapaguajtës të rregullt. Në mes të sezonit turistik na hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit. Për shkak të ngjarjes në jug, po penalizohemi dhe ne, ndërkohë kurrë nuk kemi pasur problematika të atij lloji”, thonë protestuesit në Durrës. 

Protestuesit u shprehën të shqetësuar pasi kjo situatë po u shkakton vështirësi ekonomike, ndërkohë që të gjithë operatorët, kanë paguar çdo detyrim dhe nuk është marrë asnjë masë minimalisht për lehtësimin nga detyrimet përkatëse.  Ata deklaruan se pezullimi është bërë pa asnjë shkresë apo njoftim zyrtarë, por vetëm verbalisht.

“Kanë ardhur dhe na kanë pezulluar aktivitetin, vetëm me një njoftim verbal, pa asnjë shkresë. Si të procedojmë në kushte të tilla? Tani është kulmi i sezonit dhe të urdhërojnë të kryejnë kontrolle, pasi jemi komfort çdo parametri dhe urdhri që parashikohet për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thotë njëri prej protestuesve.

Kjo Kjo është protesta e tretë e pronarëve të mjeteve lundruese pas atyre në Dhërmi dhe në Vlorë. Disa ditë më parë në një aksion nisi bllokimi i mjeteve lundruese ishte iu pranishëm edhe kreu i policisë së shtetit Gledis Nano qe ka kontrolluar vet dokumentacionet e mjeteve lundruese duke kërkuar bllokimin e tyre derisa të verifikohen.

Policia ka dhënë urdhër që asnjë mjet lundrues pa dokumente të mos qarkullojë në bregdet. Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det. Pas bllokimit të mjeteve, pronarët e subjekteve të mjeteve lundruese në Velipojë kanë reaguar duke deklaruar se kanë 14 vite në këtë aktivitet dhe se ky moslejim pa asnjë shkresë zyrtare është i papranueshëm, pasi ato paguajnë taksa si biznes, ndërsa sipas tyre në plazhin e Velipojës nuk është regjistruar asnjë incident, qoftë dhe minimal. Edhe në Vlorë, të shtunën pronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë pasi prej disa ditësh si pasojë tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Sarandë, protestë para Komisariatit të Kufirit e pronarëve për bllokimin e mjeteve të ujit! Pronarët: Kemi 5 ditë që rropatemi

Për bllokimin e lëvizjes së mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë 5 ditë më parë në Potam të Himarës, kanë protestuar mesditën e së hënës edhe pronarët e mjeteve ujore në Sarandë. Bashkë me ta edhe ata të Ksamilit. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë.

'Të bllokohemi  në pikun e sezonit turistik, do të thotë të na dëmtojnë nga ana ekonomike. Dhe kjo mënyrë nuk e dimë se kujt i shërben. Kemi 5 ditë që rropatemi sa në bashki aq edhe në Komisariat, përplasemi nga një derë në tjetrën dhe zgjidhje nuk po gjejmë. Jemi të rregullt me leje drejtimi, licencë dhe kemi paguar sipas kërkesave të gjitha taksat që na duhen për të dalë në det. Këto ditë presim të nxjerrim fitimet tona për familjet.'-  thanë pronarët.

Gjithashtu pronarët thanë se edhe ndarjet në det i kanë bërë vetë me shpenzimet e tyre. Edhe pse i kërkuan askush nuk doli nga punonjësit e kufirit të komunikonte me ta për t’u dhënë një përgjigje se sa do të vijojë kjo situatë. Hapa të mëtejshme pronarët thanë edhe se do ta kërkojnë të drejtën e tyre edhe me rrugë ligjore. Në fund pronarët e mjeteve ujore u larguan për t’u mbledhur përsëri në ditët në vijim deri në zgjidhje të problemit të tyre shqetësues.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/08/2022 01:25

    /PLAZHIST/,kur te kalbet e te keputet tubi,te parat qe do te shpoje jane gomonet e skafet vete,sepse asnje s'ka per te mbajtur mend ku ishte me pare.Karma is a bitch!

    Përgjigju
  • Niku: 08/08/2022 17:24

    Tani qe hasi sharra ne gozhde u ngriten ne proteste keta? Duhet te vdiste nje femije? Perse nuk kerkojne qe te gjithe te zbatojne ligjet pa asnje dallim? Skafet te qarkullojne me dokumentacion, gjithashtu te kufizohet zona ku mund te lundrojne qe te ndahen pushuesit nga skafet, te mos lundrojne mbi nje shpejtesi te caktuar dhe kush jep skafin me qera te dikush qe s'ka patente penalizohet. Shume te thjeshta rregullat, sic i ka gjithe bota.

    Përgjigju
  • Plazhisti: 08/08/2022 14:56

    Ka lezet te shohesh plazhin e boshatisur nga gomonet e skafet e parkuara pergjate plazhit pa asnje lloj rregulli, vetem duke kapur nje shtylle e duke e ngulur ne det per ta perdorur si shtylle parkimi pa llogaritur qe ai tub vitin tjeter do kalbet, keputet dhe te gjithe do vrasin kembet kur te shkelin permbi te. Tek pjesa ku banojme ne kemi tentuar disa here ti shkulim por eshte e pamundur pasi jane futur me metra poshte. Pis milet

    Përgjigju
    • Droni: 08/08/2022 16:02

      Skafistët e qënieve njerëzore dhe hashashit na janë konvertuar në biznesmen sezonal që përpiqen të "argëtojnë"popullin dhe t'i japin ngjyrë turizmit.Keta pisa si gjithmonë të papërgjegjshëm, bëjnë si fillim prapësitë,pastaj reflektojnë dhe na hiqen si viktima që duhet t'i meshirojme.Vdekja e se shkretes gocë u vuri kapak zullumeve të tyre.Keta policë të blerë priten të ndodhë ky kob që të bëjnë punën e tyre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve